Peci: Thaçi, për protagonizëm, bën aventura si propozimi për korrigjim të kufijve (Video)

06.08.2018 18:59:53

Drejtori i KIPRED-it, Lulzim Peci, ka deklaruar se propozimi i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për korrigjim të kufijve në mes Kosovës dhe Serbisë, përveç që është i dëmshëm, tregon se ai për pak protagonizëm bën këso aventura.

Peci vlerëson se nuk është hera e parë që Presidebnti bën gjëra të tilla, duke shtuar se Thaçi ka histori të tilla prapa vetit.

“Në vitin 2005 pati propozuar një moratorium për zgjidhjen e çështjes së Kosovës”.

Ai ka theksuar se kjo iniciativë kësaj radhe do t’i shkojë huq, sepse këtë propozim, sipas tij, nuk po e pranon asnjë parti politike, duke përfshirë edhe partnerët e koalicionit qeveritar.

Peci ka theksuar se ndryshimi i kufijve nuk mund të ndodhë pa konflikt të armatosur, duke shtuar se kjo gjë nuk mund të kryhet thejsht me marrëveshje

Sipas tij, pika neuralgjike dhe resursi kryesor në veri të Kosovës nuk është Trepça, por Liqeni i Ujmanit.

“Nëse aty ndalet uji, që ka pasë tendenca të tilla edhe gjatë vikendit, krejt rrafshi i Kosovës do të mbetet pa ujë. Madje do të ndalet edhe prodhimi i energjisë elektrike në Obiliq, gjë që mund të eskalojë në konflikt. Andaj me këto gjëra nuk ka tallje”, ka shtuar Peci.

Peci, ish – ambasador i Kosovës në Suedi, ka thënë se “nuk duhet të instrumentalizohen shqiptarët në Luginë të Preshevës, duke i bërë viktima të kësaj agjende, sepse Serbia për arsye gjeostrategjik dhe jo të popullatës”.

“E lidhë korridorin, respektivisht autostradën Beograd – Selanik, njëherit në atë pjesë ndodhet baza më e madhe ushtarake e Serbisë që është ndërtuar në afërsi të Bujanovcit. Mëkati më i madh me i fut në lojë shqiptarët e Luginës e pastaj me i lënë në baltë.