Për shkak të mos liberalizimit të vizave, kosovarët për tri vjet humbën 334 milionë euro

06.12.2017 17:10:48

Marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi, ka lënë peng kosovarët të cilët po detyrohen të paguajnë mijëra euro për të kaluar kufirin ilegalisht.

Kushti i BE-së ndaj Kosovës për heqjen e regjimit të vizave ka bërë që qytetarët e Kosovës të shpenzojnë miliona euro në kërkim të një jete më të mirë, shkruan lajmi.net.

Edhe analisti, Agron Demi e lë fajtor demarkacionin që vendit i ka kushtuar miliona euro nga viti 2014 deri në vitin 2017.

“334 milionë euro kostoja e demarkacionit dhe korrupsionit – kaq kanë shpenzu kosovarët për kalim ilegal të kufijve nga janari 2014 deri në qershor 2017 për shkak të mos liberalizimit të vizave”, shkruar Demi në rrjetin social Facebook.

Ndonëse çdoherë pritet të bëhet më mirë, qytetarët e Kosovës i kanë shuar shpresat që ky kusht i BE-së për viza të merr fund një herë e mirë.

Shumica e deputetëve në Kuvendin e Kosovës po pretendojnë se me anë të kësaj marrëveshje vendi humb tokë, por kështu nuk po mendojnë shtetet mike dhe zyrtarët e lartë të vendeve të BE-së, të cilët vazhdimisht po kërkojnë të votohet demarkacioni, dhe Kosovës t’i hapen rrugët drejt shengenti.

Se a do të vazhdon ritmi i njëjti i shpenzimeve për kalim ilegal të kufirit nëse çështja e demarkacioni nuk përfundon, kjo është më se e sigurt, duke u nisur nga fakti se qytetarët vazhdimisht janë të ‘nxehtë’ për kërkimin e një jetë më të mirë jashtë Kosovës.

Kujtojmë, se viteve të kaluara fluksi i qytetarëve që lëshuan Kosovën kapi shifra alarmante dhe një bëri jehonë në gjithë botë.