PER SKENARET E “FINALES “ SE DIALOGUT ME SERBINE

06.04.2018 18:05:30

( Cilët janë faktorët bosht, determinues , të rezultatit, apo skenarit të dialogut)

Muhamet Mustafa, Instituti Riinvest

Dy organizata të vyeshme BPRG dhe RIDEA , prezentuan dje një raport lidhur me skenaret e mundshme përkatësisht rezultatet e saj e asaj që ata e quanin “grand finale” të dialogut midis Kosoves dhe Serbisë , dialog ky që duket se po hyn në një faze të re . Një punë për tu përgëzuar.
Në qeversijen moderne përdorimi i teknikës së skenarëve , për të pasqyruar rezulatet e mundshme lidhur me fenomet politike, ekonomike e biznesore ,në kushte të ndërlikuara dhe të përcjellura me pasiguri është thuaja e paevitueshme për ndërtimin e strategjisë politike apo ekonomike . Natyrisht që skenaret dalin nga analiza politike, ekonomike, legjislative, dhe faktorëve tjerë relevantë që shpërfaqin ndikimet e mjedist në ngjarje të caktuara. Në këtë aspekt skenaret përvijohen në fomë të nje pasqyre te një gjendjeje të re që krijohet si rezultat e veprimit të ndërlidhur të faktorëve të caktuar. Dhe ajo gjendje mund të pasqyrohet dhe përshkruhet me një rrëfim dhe tregim.
Skenaret e perzentuara ne raportin e përmendur si finale e negociatave përfshijnë (1) “Status kuo “ me varianatn e tij edhe në formë të “prit dhe shiko” ( ndërprerje); (2) Nënshkrimi i një marrëveshjeje gjithpërfshirëse për normalizim me njohje reciproke dhe me varaianten “Serbia e pranon shtetësinë dhe anatrsimin e Kosovës në OKB për formlaisht nuk e njeh pavarësinëe Kosovës” (3). Rirregullimi kufitar ( territorial). Në intervistat që kanë bërë autorët ( rreth 100 respondentë) kuptohet më së shumti aderues ka marrë senari 2.Por a do te ndodhe ai skenar apo të tjerë është një çështje që do analizë të mëtejme. Natyrisht që skenartët e prezentuara janë potencialisht të mundshme, por mund të ketë edhe varainte dhe kombinime të tyre.
Nëse skenarët bëhen për të ndërtuar strategji përkatëse që përfshijë politika për të ju përgjegjur sfidave që mund të sjellë secili nga skenaret alternativë dhe për të udhëhequr rrjedhat kah seknari i dëshiruar atëherë nevojitet që në punën e mëtejme të thellohet analiza p-er ate se cilët janë faktorët që do të determinojnë rrjedhen e ngjarjeve , që në teorinë dhe praktikën e skenarëve njihen si “ key drivers of change”, pra faktorët determinues të ndryshimeve. Të tillë mund të ketë shumë varësisht nga aktorët, mjedisi dhe natyra e problemit. Lidhur me rezultatet e dialogut Kosovë- Serbi padyshim që mundë të identifikohen një serë faktorësh, por nga ajo seri duket se janë dy faktorë kyç deternimues , që kur vihen në ndërlidhjeme njëri tjetrin pervijojnë skenarët e mundshëm ( “plausible”). Për ta thjeshtësuar sitauten këtu ne po marrim dy faktorë kyç që sipas të gjitha gjasave do të determinojnë rrjedhat dhe rezultatet e dialogut.
I pari është i lidhur me situaten gjeopolitike , situaten globale, tentimet e Rusisë që të rrisë ndikimin e saj në rajon dhe lojen që bën Serbia ne relacionet Rusi – BE, ose thënë me thjeshtë se sa strukturat Euroatlantike dhe faktorët pro Veriatlantik në rajon do të mbajnë situaten nën kontroll dhe evitojnë tendencat e Rusisë dhe dualitetin e ambiguitetin e politikës së Serbisë . Faktori i dyte kyç është situata jonë e brendshme – stabiliteti politik, funksionimi demokratik i institucioneve , zbatimi i ligjit edhe aftësia për të krijuar konsensus midis forcave politike në çështjet me interes nacional. Prandej përtej përvijimit të sekanrëve, është e nevojshme që aktërët tone poltikë të vetëdijsohen për situaten delikate dhe që me veprime të përgjegjshme të eksploatojnë mundësitë për të ndikuar në zhvillimet që lidhen me faktorët kyç determinues. Si rezualtat i ndrëvepërimit të këtyre dy boshteve mund te e realizohen sekanrë të volitshëm , pjesërisht të volitshëm , ose të dëmshëm për Kosvën. Kështu për shembull, nëse te dy faktoreët ( sitata gjeopoltike e mire, rusia nuk e rrite ndikimin në rajon dhe situate politike në Kosovë është stabile , klasa poltike e aftë për konsesnsus dhe për te servisuar aleancën veriatlantike, atherë skenari më i volitshëm ka gjasa reale të ndodhë. Nëse gjerat lëvizën me situata të përziera do të ndodhin skenarë më pak të volishëm dhe nëse në të dy boshtet situate zhvillohen jo në favor të Kosovës, atherë skenarët shkojnë kah drejtimi që do Serbia.
Nëse marrim si të dhënë se ne mund të ndikojmë pak ose hiq në rrafshin që përbën boshtin gjeopolitik dhe gjithashtu nëse kemi parasysh faktin se gjasat janë që strukturat variatlantike do ta ruajnë primatin në rajon, se ato do të kontrollojnë dhe evitojnë tendencen e infiltrimit nga Rusia, atherë prokupimi ynë duhet të jetë me shumë me boshtin dytë. Ajo që duhet të bëjmë ne lidhur me boshtin e pare është që ta kultivojnë e forcojmë partneritetin veriatlantik të Kosovës , duke mos e dëmtuar atë për shkak të rrjedhave të brendshme dhe duke evituar çfarëdo primesash të infiltrimit të Rusisë edhe në Kosovë . Një rrezik këtu u evitua me ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi.
E në boshtin e dytë ka vertetë shumë punë , situata e tanishme nuk është e volitshme për ne. Si pikë e pare – forcat politike duhet të heqin dorë nga eskploatimi i problemeve tona me Serbinë në luftën e brendshme politike e partiake, pra luften primitive politike për pushtet edhe për desatbilizim të vendit. Nëse një klasë politike nuk është e aftë ose nuk do të krijojë konsensus nacional lidhur me raportet me Serbinë , atherë ajo nuk është e denjë ta udhëheq vendin e as partitë e caktuara politike , pasiqë ky fakt mund ta bëjë Kosovën të lëndueshme në rrjedhat e dialogut dhe ndaj përfitimet nga skenarët e volitshëm e potencialisht të mundshëm. Po kaq të rendësishëme janë edhe aspektet e funsionimit të institucioneve demokratike, dhe gjyqësorit për të zbatuar ligjin dhe evituar incidentet, dhe krizat që po na percjellin. Demonstrimi i aftësive për konsolidim të shetit dhe funksionim të tij në secilën situate ka aftësi të ngritet në nivel shumë më të lartë dhe havaritë që po i shohim këto ditë të riparohen. Pjsë përbërse e konsolidimit të rrejdhave në këtë bosht është edhe publiciteti dhe marketingtu politik, komunikimi me opinion e brendshëm dhe të jashtëm. Serbia po i paraqet këto biseda si gjoja negociata për zgjidhjen e çështjes së së statusit , kurse ne si negociata për nomralizim të mardhënieve midis dy vendeve. Për këtë ajo po ka sukses që të sfidojë Kosovën dhe tek njohjet e pavarësisë nga disa vende. Pastaj për moszbatim të marrëveshjeve të arritura ne Bruksel dy palët akuzohen njësoj e dihet se ajo që bën obstruklcion çështë Serbia. Ne e kemi neglizhuar shumë publicitetin poliik, politikën aktive për imazh më pozitiv dhe nevojën për të ju kundërvënë propagandaës serbe. E çuditshme kur të gjitha argumentet janë në anën tonë.
Një debat i angazhuar për këto çështje është i mirëseardhur dhe i nevojshëm . Përndryshe mund te na zejnë befasitë, të papergatitur dhe të çuditur njëkohësisht.

( Artikulli perfaqeson pikepamjet e autorit dhe jodomosdoshmerisht te organizates ku punon)