Përcilleni drejtpërdrejtë zgjerimin e coronavirusit, harta që tregon gjithçka që duhet të dini për epideminë që po rrezikon botën

28.01.2020 14:23:26

Coronavirusi është duke u zgjeruar nëpër botë, ndërsa universiteti amerikan John Hopkins ka publikuar një hartë interaktive, në të cilën shihet se si në baza ditore ndërrojnë të dhënat për rastet e reja të infektuarve me virusin vdekjeprurës.

Universiteti precizon se të dhënat mblidhen nga burime të ndryshme: Organizata Botërore të Shëndetësisë, Qendra amerikane për kontrollin e sëmundjeve si dhe Qendra evropiane e kineze për kontrollin e sëmundjeve.

Qëllimi i publikimit të hartës interaktive është paralajmërimi i opinionit për situatën lidhur me coronavirusin.

Numri i të vdekurve nga coronavirusi në Kinë është rritur në 107, përfshirë edhe rastin e parë me të vdekur në Pekin dhe 25 tjera në provincën Hubei. Është konfirmuar se deri më tani numri i të infektuarve ka shkuar në afro 5 mijë.