Përfaqësimi i shqiptarëve në policinë lokale krahas strukturës

21.07.2016 11:07:14

Kryetari i Këshillit Kombëtarë Shqiptarë, Jonuz Musliu, ka kritikuar qeveritarët në Beograd për mospërfshirjen e shqiptarëve në në policinë lokale në Luginë të Preshevës.

Musliu, ka thënë se po shkelen parimet demokratike dhe se përfaqësimi në policinë lokale do të duhet të jetë krahas strukturës nacionale të popullatës.

Fatmir Hasani, deputet i vetëm shqiptarë në parlamentin republikan të Serbisë, ka kërkuar përfaqësim të shqiptarëve në hierarkinë e policisë sipas meritës dhe përqindjes së popullatës.

Aktualisht në hierarkinë e policisë lokale në Preshevë, krye shefi i policisë është shqiptarë, ndërkohë zëvendësi i tij dhe komandantët e tjerë janë serb. Në Bujanoc, pas largimit të komandantit shqiptarë të policisë e tërë piramida komanduese përbëhet nga epror policor. Ndërsa në Medvegjë, trupi komandues i policisë lokale me dekada udhëhiqet nga eprorë serb, është vetëm një  shqiptarë, komandant i një ministacioni në Banjë të Siarinës.