Përfundimisht Kosova duhet t’i paguajë OeSD-së, 5 milionë euro për pasaportat

12.10.2016 17:37:09

Padia e avokatëve që përfaqësuan Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës në Arbitrazhin e Parisit kundër kompanisë austriake OeSD, e që kontestonte juridiksionin e Arbitrazhit, është refuzuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

Me këtë hap, kompania austriake nuk ka më asnjë pengesë ligjore për të kërkuar njohjen dhe ekzekutimin e vendimit të Arbitrazhit, që taksapaguesve të Kosovës do t’u kushtojë më shumë se 5 milionë euro.

Pasi MPB në mënyrë të njëanshme kishte shkëputur kontratën për prodhimin e pasaportave biometrike me kompaninë austriake OeSD, kjo e fundit i ishte drejtuar Gjykatës së Arbitrazhit në Paris.