Perfundoi marrveshja për realizimin e filmit dokumentar për Emin Fazlinë alias Emil Kastrioti

02.01.2018 22:33:39

Në kuadër të aktiviteteve në këtë fillim viti sot arrita marrëveshjen për realizimin e filmit dokumentarë për atdhetarin dhe nacionalistin e Shqiperisë Etnike , Emin Fazlia. Emin Fazlia një jetë të tërë ia kushtoi bashkimit të shqiptarëve.

Nga: Nue Oroshi

Ai asnjëherë nuk u ndalë së vepruari edhe atëherë kur ishte i burgosur politik, kur mërgoj në Gjermani, edhe kur i vranë bashkëveprimtarët dhe i plagosën ata. Ai preji viti 1972 e deri në vdekje me plotë sukses e udhëheqi Beslidhjën Kombtare Demokratike Shqiptare. Filmi dokumentarë do të realizohët mbrenda vitit 2018 dhe kjo bëhet në bazë të marrveshjës paraprake që kam pasur me Emin Fazlia ku kemi edhe iniqizime të veqanta që kemi kryer sa ishte gjallë Emin Fazlia. Gjithashtu një vend te posaqëm do t`iu kushtohët edhe miqve dhe bashkëpuntorve të ngushtë të bacës Emin Fazlia.
Do të ishte e udhës që edhe miqtë e dashamirët e tij pa lënë anash edhe veprimtarët që kanë vepruar bashkarisht të japin një kontribut sado të vogël që ky film dokumentarë të na dal sa më i kompletuar. Filmin dokumentarë do ta realizoj TV i Prizrenit,me drejtor Mifail Bytyqi i cili ka bërë mjaftë në prodhimin e filmave dokumentarë ndërsa regjinë e skenarin do ta përgadisë poeti , publicisti si dhe redaktori shumvjeqarë i TV Prizrenit Enver Sulaj. Kurse unë do ta bëj kordinimin e përgjithshëm deri sa të bëhet realizimi i këtij filmi dokumentarë duke dhënë edhe këshillat në aspektin historik, të kontributit kombëtarë që ka dhënë mbi pesë dekada Emin Fazlia, alias Emil Kastrioti. Na u priftë e mbara!

Fotografia e Nue Oroshi