Përkujtohet 83 vjetori i vdekjes së Hasan Prishtinës në Shkup

13.08.2016 12:50:52

Disa veprimtarë dhe historianë sot në Shkup kanë përkujtuar 83 vjetorin e vdekjes së Hasan Prishtinës. Përkujtimi u bë tek monumenti i tij në pjesën shqiptare të Shkupit.

Hasan Prishtina njihet për veprimtarinë kombëtare në lëvizjen e çështjes kombëtare shqiptare.

Hasan Prishtina ka qenë Kryeministër i Shqipërisë në dhjetor të vitit 1912.

Gjatë veprimtarisë së tij ai në krah ka pasur Isa Boletinin dhe Bajram Currin dhe së bashku kanë nisur Lëvizjen Kombëtare Shqiptare.

Përkujtimin e Hasan Prishtinës në Shkup e kanë bërë: Mehmet Prishtina (nipi i Hasan Prishtinës), Arben Lalla, Nebi Dervishi, Skender Hasani, Ibrahim Kolari, Sazan Papraniku dhe Sul Zhitia.

Hasan Prishtina Shkup