Përsëri: Albert Bunjaki duhet të lëshojë rrugë!

09.10.2016 20:14:04

Ndeshja e sontme futbollistike ndërmjet përfaqëesueses së Kosovës dhe kombëtares ukrainase  është një ndeshje që dëshmoi se skaudra jonë është një skuadër relativisht e mirë, kurse futbollistët në askektin tekniko-taktik qëndrojnë mirë. Ata luajtën shumë më mirë sesa në ndeshjen me Kroacinë, bile në fazë të lojës e vunë në vështirësi Ukrainën, por edhe sonte u pa mungesa e përvojës dhe mungesa e një trajneri që do të ndihmonte këta djem të shlirohen nga ngarkesa e tepërt emocionale dhe do t’i përgatiste në aspektin psikologjik për të përballuar ndeshjet. Rezultati 3:0 nuk është rezultat që tregon për nivelin e lojës, por megjithatë duhet panuar se edhe golat kanë ardhur në situata jo shumë të përshtashme për të shënuar.