Pesë autobusë me protestues nga Mitrovica do të nisen për Prishtinë

01.09.2016 09:41:24

Derisa partia më e madhe opozitare Vetëvendosje ka thirr protestë, aktivistë e saj janë duke u mobilizuar me autobusë për të sjell qytetarët në kryeqytet.

E njëri nga këto qytete është edhe Mitrovica, ku aktualisht janë pesë autobusë të parkuara përballë hotel Adriatikut, për të bartur aktivistë të kësaj partie në Prishtinë.

Protesta e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje për të kundërshtuar ratifikimin e Demarkacionit në Kuvendin e Republikës së Kosovës do të fillojë në orën 11:00, në sheshin Skënderbeu.

2