Pjesa e parë e seancës sapo përfundoj, mjerisht terr dhe dështim i radhës

20.05.2019 14:51:43

Nga një seancë e ndritshme në terrin e dhomës sajë për kaq vite, si mundësi  e dhënë, mjerisht përfundoj në terr akoma më keq, po më keq si Kosovë e jo vetëm dhoma e tyre, pra kuvendi i kaq viteve në terr, terr dhe vetëm terr.

Derisa kurr nuk është fol institucionalisht për krimet Serbe në Kosovë kur duhej të flitet, sot nuk shitën për patriotizëm referatët e kësajë seance gjithësesi e vonuar por e domosdoshme, dhe pa inate mes nesh çfarë do duhej të ishte.

Shkrimet e sterzgjatura kritike të, argumentuara mbi rrugën e territ kah po e qojm Kosovë tash e 20 vite, kurr nuk jan marr e trajtuar si shkrime më vlerë në kohën kur vlera po vritej nga ne vet si shtet më një moral politik të degraduar dhe aspak ligjor.

Sot, gjitha këto referate të mrekullueshme dhe argumenturse në këtë seancë parlamentare, nuk po më bindin se janë shqetsime reale derisa nga po këto institucione dhe persona të caktuar, për 20 vjet rresht është vrarë po ky zë i cili sot po shkëlqen në këtë seancë, më perjashtim të desave të cilët vetëm po na tregonin historira të luftës dhe alarmonin për kujdesin e votave neser ku tek tani kanë frikën e këndelljës së elektoratit.

Inati në politikë është kancer i cili në vend se të sheroj, aj dëmton akoma më shumë organizmin e prekur nga virusi kancerogjen, po,  për herë e më shumë po i bindëm këtij kanceri të cilin e kam luftuar parase aj të bënë kerrdi mbi politikat tona vetvrasëse pas luftes së fundit në Kosovë.

Unë, sa po e dëgjoj këtë seancë para ekranit televiziv, e di dhe duhet ta pranoj dobësinë time se, inati i shprehur nga opozita e cila braktisi seancën, mjerisht me kaploj edhe mua si inat i keq.

Opozita do duhej ta kushtëzoj aprovimin e këtij fillimi të mbarë e vetëdijshme se puna e madhe na pret pas këtij tribunale vendor por jo ta braktis seancën, seancë e vonuar por e domosdoshme qfarë ishte si moment i dhënë.

Pjsa e parë e seancës sapo perfundij pikërisht tani ora 14 e 15, mjerisht terr dhe deshtim i radhës, po ku ta thej qafën unë tani pas këtij deshtimi ku po shpresoja në rrugën e mbarë ?

Kam thën disa herë dhe po e perseriti, o zot falna dhe duke na fal ndihmona ngase popullin e kemi në gjendje të vështirë, Kosova është në operacion të rëndë politik, o zot lutu për ne nese ka zot mbi zotin në këtë kohë ku sejcili po e sheh vetën si zot.

Luzern 20.05.2019

Xun Çetta