Plagoset me pistoletë 21-vjeçari shqiptar në Milano

11.01.2017 12:04:16

Një 21 vjeçar shqiptar është plagosur me armë zjarri në fytyrë, jashtë një klubi privat në Bollate të Milanos. Sipas mediave italiane, plumbi e ka goditur në anën e majtë të fytyrës, duke i shkaktuar thyerje të dhëmbëve, nofullës dhe dëmtim të gjuhës.

Por fatmirësisht, përkundër gjendjen së tij të rëndë, raportohet nga mjekët e spitalit Niguarda se i riu shqiptar nuk është në rrezik për jetën.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 22.00 në rrethana të paqarta, ndërsa policia italiane po heton rastin ndaj 21 vjeçarit i cili ka mbi vete disa precedentë penalë.