Play off-i i “Rusi 2018”, Italia “peshkon” Suedinë

17.10.2017 16:16:14

Përcaktohen katër duelet e fazës play off të “Rusi 2018”, që do të nxjerrin edhe katër përfaqësueset e fundit europiane pjesëmarrëse në eventin më të rëndësishëm sportiv të vitit të ardhshëm. Golat i rezervuan si kundërshtare Italisë përfaqësuesen e Seudisë, Kroacia do të pëballlet me Greqinë, Irlanda e Veriut me Zvicrën, ndërsa Danimarka me Irlandën. Një short aspak i favorshëm për skuadrën e Venturës, që preferonte një mes Irlandës së Veriut dhe Greqisë. Gjithsesi, “të kaltrit” mund të ngushëllohen me faktin se ndeshja e parë do të zhvillohet në transfertë. Një duel i ekuilibruar mund të konsiderohet ai mes Danimarkës dhe Irlandës, ndërsa Zvicra dhe Kroacia patën më shumë fat, me kundërshtarë respektivë Irlandën e Veriut dhe Greqinë. Ndeshjet e vajtjes do të luhen në dy data, më 9 dhe 11 nëntor, ndërsa ato të kthimit tri ditë më pas, më 12 dhe 14 nëntor.

 

Sfidat play off

Irlandë e Veriut – Zvicër

Kroaci – Greqi

Danimarkë – Irlandë

Suedi – Itali