Poezi nga Mark Simoni

02.03.2019 02:22:39

Gruaja lakuriqe

Në mes të bulevardit të madh ecën serbes një grua krejt lakuriq,
Trupin e çveshur kjo femër botës i shpall,
Njerëzit turren të fshihen, turpërohen, tremben nga lakuriqsia e saj,
Bosh mbetet në çast bulevardi i madh.

E di që, sapo të fillojë të hedhë rrobat përmbi trup
Njerëzit do të dalin nga kthinat, nga skutat, ngadalë
Menjëherë kështu do të humbë magjia,
E frikëshme e lakuriqësisë së saj.

Më bën të qesh e të neveritem kjo lloj trembje njerëzish,
Prej të vërtetave të lakuriqta, prej lakuriqsive që ka bota,
Të këqijat erdhen qysh se u shpikën maskat, mbulesat, hipokrizia,
Qysh ditën që gjërat u veshën me rroba.

Le të dalë kjo grua dhe të bredhë si të dojë,
Botës së paku s’i fsheh gjë, trupin e vet i shpall,
(Të keqen më të vogël që mund t’iu vij njerëzve),
Që ecin sot në këtë bulevard të madh.

(SHENIM:Shkruar ne 1990, nga libri im i pare “Bujtine e çmendur”