Poezia e shpirtit vargje nga Selim Mulliqi

08.05.2020 21:12:12

 

POEZIA E SHPIRTIT

O drite qe ndriqon shpirtin nder shekuj

Endrra eshte gjalle, ska si te kete vdekur.

O dhimbje qe ne zemer me rrenje u mbolle

Dhe ti deshperim qe lumturin e vodhe.

O besim hynore dhe djallezi e fshehur

Ti qenie e perbuzur dhe ti e perkedhelur.

O shpirte demoni. o engjell i parajses

O servil genjeshtar, dhe ti njeri i fjales

O jete katile, ti e nesermja e shpreses

Momenti ma i lumtur dhe çast i harreses

 

Me. 22.03.2017.Pulle..