Pogba: Me këto fjalë Mourinho ma ndryshoi karrierën te Unitedi

13.01.2017 22:48:55
Paul Pogba ka nisur shkëlqimin te Manchester United.
Kalimi nga Juventusi për një shumë rekorde në futboll, ishte një peshë e rëndë për mesfushorin e talentuar francez, që zhgënjente me paraqitje.

Kritikat e shumta të medieve dhe protagonistëve të futbollit, bën që Pogba të mos arrij të tregojë më të mirën e tij në fillim të sezonit.

Por është trajneri i tij, Jose Mourinho, që i ka bërë më të lehtë rrugën drejtë ambientimit te Manchester United.

“Mourinho më ka thënë të mos e dëgjojë askënd, por vetëm të jem i fokusuar në fushë dhe të kënaqem duke luajtur. Kjo është e gjitha çfarë tani po bëjë”, ka deklaruar Pogba.