Policia arreston të dyshuarin që vendosi flamurin e ISIS-it në Prishtinë

17.09.2016 10:52:23

Policia e Kosovës sipas një raporti që kishte siguruar “Zëri” dje tregon se kishte gjetur një flamur me simbole religjioze në një shtyllë të semaforëve në rrugën “Vëllezërit Fazliu”, me një mbishkrim në gjuhën arabe.

Madje kishte thënë se flamuri dyshohet se i përket organizatës terroriste ISIS.

“Dyshohet se flamuri kishte simbole të organizatës terroriste ISIS. Në vendin e krimit, njësiti policor kundër terrorizmit e ka bërë ekzaminimin e kamerave, të vendosura në ndërtesat përreth, ku kanë vërejtur tre të dyshuar me pantallona të shkurtra duke e vendosur flamurin e ISIS-it në shtyllën e semaforëve”, shkruan mes tjerash në raportin policor që e posedon “Zeri”.

Pikërisht për këtë rast zeri.info ka marrë informacione brenda policisë së Kosovës se një person është arrestuar. Madje të dyshuarit i është gjetur edhe një flamur i ISI-it në shtëpinë e tij. “Mbrëmë gjatë natës e kemi gjetur të dyshuarin sa i përket vendosjes së flamurit të ISIS-it në semafor. Poashtu gjatë bastisjes së shtëpisë së tij e kemi gjetur edhe një tjetër flamur të ISIS-it. Ndërkohë i dyshuari është arrestuar”