Policia britanike ia zënë pritën narkobosit, konfiskojnë sasinë më të madhe të...

Policia britanike ia zënë pritën narkobosit, konfiskojnë sasinë më të madhe të drogës – pamjet nga helikopteri tregojnë aksionin (Foto/Video)

12.06.2019 21:10:27

Policia britanike ia ka zënë pritën një banke prej 17 anëtarëve, i cili në total janë me 117 burgim.

Dilerët e drogës ishin ndalur nga policia në mes të një autostrade ku ka gjetur 186 kilogramë kokainë, vlera e të cilës shumën e 22 milionë eurove, dhe që konsiderohet si sasia më e madhe e konfiskuar e drogës në historinë e këtij vendi.

Pamjet e filmuara nga helikopteri shfaqin policët që ndalin një furgon me ngjyrë të kaltër dhe një veturë tjetër. E kokaina ishte fshehur në dollapë të veçantë nën dyshemenë e rreme.

Paketa prej 186 kilogramë ishte nën kontroll të shefit të bandës Jamie Simpson, 31-vjeç, të cilin detektivët e kanë përshkruar si “arrogant”. Simpson dhe tre anëtarë të bandës së tij janë dënuar me 35 vite burgim.

E banda tjetër që e udhëhiqte Jamie Oldbroyd, pronar i kompanisë për marrjen me qira të veturave në Worington, është dënuar me 14 vite e tre muaj burgim.