Policia jep detaje për aksidentin ku ndërroi jetë pjesëtari i FSK-së

11.08.2016 11:36:47

Mëngjesin e djeshëm, pas një aksidenti ka ndërruar jetë një person.

Rasti ka ndodhur në Polluzhë të Skenderajt, thuhet në raportin e policisë.

“Ka ndodhur aksident trafiku në mes te dy automjeteve dhe dy këmbësorëve. Automjeti i parë “Audi” qe drejtohej nga i dyshuari mashkull K-Shqiptar i cili gjatë lëvizjes nga vozitja e pa kujdesshme dhe mos përshtatja e shpejtësisë humb kontrollin ndaj automjetit me te cilin godet dy këmbësorët, njeri këmbësorë pjesëtar i FSK-së ka ndërruar jetë, ndërsa personi  tjetër është dërguar me lëndime të rënda në QKUK”, sqarohet tutje.

Bëhet e ditur se me urdhër te prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet për obduksion në IML.

I dyshuari është  arrestuar dhe dërguar në mbajtje.