Politika sllavomaqedonase është kryekëput politikë kundërshqiptare!

28.11.2016 16:17:26

Nga Rexhep Kastrati

VMRO – DPMNE, partia sllavomaqedone që drejtohet nga Nikolla Gruevski ka shpërndarë një material, sipas të cilit ka akuzuar kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev se po synon federalizimin, përkatësisht hapjen e rrugës për “Shqipërinë e Madhe”, si dhe zyrtarizimin e gjuhës shqipe në Maqedoni. Dhe kjo nuk është e para herë që në luftën e tyre politike, partitë sllavomaqedonase përdorin çështjen e shqiptarëve në Maqedoni, duke dëshmuar kështu se, sikurse politika serbe, edhe politika sllavomaqedonase vazhdon të jetë kryekëput politikë kundërshqiptare. Përveç kësaj, me këtë material të shpërndarë, VMRO-DPMNE ditën e pavarësisë shqiptare, madje duke e njollos plisin e bardhë me kokën e Zaevit, ka dëshmuar se shqiptarësia, simbolet dhe elementet etnologjike shqiptare janë mjete pezhorative, fyese dhe denigruese: për të fyer dhe denigruar Zaevin, ia vë plisin e bardhë mbi kokë. Dhe ky është një nga veçoeritë e një qasje raciste, e njohur kaherë, dhe që më parë është shpërfaqur edhe nga etër të hegjemoniszmit dhe të racizmit kundërshqiptar serbë dhe grekë.

Më të rënda bëhen të gjitha këto kur kihet parasysh fakti se bëhen në kontekst të devalvimit të çështjes së shqiptarëve në Maqedoni, sidomos zyrtarizimi i gjuhës shqipe, federalizimi apo ndarja e Maqedonisë. Duke e paraqitur veten si parti të hapur kundërshqiptare, sepse Gruevski ka bërë ftesë për të votuar sa më shumë sllavomaqedonas që të ketë sa më pak kuvendarë shqiptarë në Kuendin e Maqedonisë që të pengohet zyrtarizimi i gjuhës shqipe. Në anën tjetër, Gruevski ka përdorur për qëllime zgjedhore edhe çështjen shumë të ndjeshme, federalizimi apo ndarja e Maqedonisë. Me këtë rast, VMRO-DPMNE ka shpërfaqur një qëndrim krejt ndryshe ngaqë e ka pasur derimë tash, pasi që siç dihet ishte pikërisht kjo parti që më 2001 kishte shprehur hapur interesin për ndaren e Maqedonisë. Dhe këtë qëndrim e ka pasur të vazhdueshëm, madje e kanë shpërfaqur edhe qarqe akademike sllavomaqedonase. Të ketë ndryshuar vërtet qëndrim VMRO-DPMNE? Natyrisht se nuk është fare e besueshme se ka ndryshuar qëndrim, por vetëm po taktizon në këtë drejtim, sikurse serbët me çështjen e Asociacionit: serbët anagzhoheshin për Asociacionin, edhe pse nuk e donin si të tillë, kurse VMRO-DPMNE anagzhohet gjoja kundër ndarjes së Maqedonisë, kur në të vërtetë e synon pikërisht këtë. Por shpërfaq qasje negativiste në raport me ndarjen e Maqedonisë, edhe për qëllime zgjedhore, por edhe për të nxitur më shumë ndër shqiptarë përcaktimet për ndarjen e saj. Në aspektin rajonal, sllavoortoksët nuk kanë fshehur kurrë synimet për ndryshimet e kufijve në rajon në dëm të shqiptarëve: Serbia synon federalizimin apo ndarjen e Kosovës, edhe sllavomaqedonasit synojnë federalizimin apo ndarjen e Maqedonisë. Dhe si në në rastin e Kosovës, ashtu edhe në rastin e Maqedonisë, të humburit do të ishin shqiptarët. Federalizimiapo ndarja e Maqedonisë, përveçse nënkupton ricopëtim të terriotorit shqiptar atje, hap rrugën për ta bërë të njëjtën edhe në Kosovë. Pra, interesi i sllavo-ortodoksëve është që të federalizohet apo ndahet Maqeodnia, kurse nuk është në interesin e tyre ripërkufizimi i saj si shtet i sllavomaqedonasve, shqiptarëve dhe të tjerëve. Është kështu për faktin se në këtë mënyrë shqiptarët do të ishin popull shtetformues në Maqedoni me të gjitha të drejtat që nënkupton kjo. Në perspektivën afatmesme dhe afatgjate, kjo do të nënkuptonte edhe dominimin  e shqiptarëve në Maqedoni. Prandaj edhe bëhen lojëra të tilla me çështjen shqiptare në Maqedoni dhe afirmohet ideja e federalizimit apo e ndarjes së Maqedonisë.

A është loja e VMRO-DPMNE-së dhe e LSDM-së një lojë dhe qasje e kundërt me njëra tjetrën? Në fakt më shumë sesa për qasje të kundërt, bëhet fjalë për një platformë përplotësuese që ka për qëllim që të maksimizojë votat për partitë sllavomaqedonase dhe të minimizojë votat për partitë shqiptare. VMRO-DPMNE synon sa më shumë vota nga sllavomaqedonasit, kurse LSDM, përveç tyre synon edhe sa më shumë vota të shqiptarëve. Pra, del se gjithë loja po bëhet për të mashtruar shqiptarët dhe për të marrë vota të tyre. LSDM, madje ka kandiduar edhe kandidatë shqiptarë për kuvendarë, duke e rritur nivelin e përpjekjeve për mashtrimin e shqiptarëve. Në këtë mënyrë, partitë sllavomaqedonase, përveçse do të ruanin votat e sllavomaqedonasve, madje do ta rritnin atë, si dhe do të shtonin në llogari të tyre edhe vota të shqiptarëve. Thirrjet e Gruevskit për të dalë sa më shumë në votime për të penguar zyrtarizmin e gjuhës shqipe, janë thirrje për të dalë sa më shumë sllavomaqedonas në votime. Në fakt, kjo lojë është e ngjashme me lojën në Mal të Zi: partitë malaziase kanë kandiduar edhe shqiptarë në listat e tyre zgjedhore dhe kanë arritur të marrin jashtëzakonisht shumë vota të shqiptarëve atje. Në fund, partitë shqiptare në Mal të Zi, mezi arritën që të përfaqësohen me një kuvendar në Kuvendin e atij shteti. Përndryshe, si VMRO-DPMNE, ashtru edhe LSDM janë po aq kundërshqiptare dhe këtë e kanë dëshmuar gjatë historisë çerekshekullore si shtet. Edhe çështjen e ndarjes së Maqedonisë, gjatë viteve e kanë pasur si qëndrim të tyre të përbashkët.