Presidenti Ilir Meta ngushëllon Bujar Nishanin për humbjen e nënës

06.09.2020 11:21:35

Presidenti Ilir Meta ka ngushëlluar paraardhësin e tij, ish-presidentin Bujar Nishani, për humbjen e nënës.

“Ngushëllimet më të ndjera për familjen Nishani, për ndarjen nga jeta të nënës dhe gjyshes së tyre të dashur! U prehtë në paqe!”, shkruan kreu i shtetit në një postim në Facebook.

Më heret, ishte vetë ish presidenti që dha lajmin për humbjen e nënës, përmes një mesazhi prekës.

“Kur Nëna të largohet nga kjo jetë, megjithëse ti je vetë baba, përsëri qan si një fëmijë”,– shkruante Nishani.