Presidenti Thaçi takohet me kryetarin e Komisionit Evropian (Video)

08.02.2017 17:34:00

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Bruksel është takuar me presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Numri një i Kosovës, gjatë qëndrimit atje do të takohet edhe me kryetarin e Parlamentit Evropian, Antonio Tajani.

Ndërsa, nesër Thaçi do zhvillojë një takim edhe me Presidentin e Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker.