Presidentja kroate “tërbon” serbët: Si nuk mora dot pushkën t’i qëlloja!

06.08.2019 10:17:26

Presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitaroviç, duke folur për 24 vjetorin e operacionit “Stuhia” tha se vriste ndërgjegjja në luftën e viteve 1990 dhe se dëshironte të kapte armët dhe të shkonte në fushën e betejës.

Duke folur për luftën mes Kroacisë dhe Serbisë, Kitaroviç tha  se i vjen keq që nuk ka qëlluar serbët

“Më me qejf do të kapja pushkën dhe do të shkoja në fushën e betejës, por kuptova se nuk kishte të bënte vetëm me plumba”, tha Grabar Kitaroviç, duke theksuar se ishte e vetëdijshme se kishte një detyrë shumë të rëndësishme në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Siç tha ajo, ndërsa punonte si ndihmëse e Sekretarit të Përgjithshëm i NATO-s, u përpoq që aksioni “Stuhia” të kuptohej si një veprim i ligjshëm ushtarak.

Operacioni “Olluja” apo “Stuhia” (në shqip) kishte zgjatur prej datës 4 gusht deri me 7 gusht të vitit 1995.