Prevalla dikur e mbipopulluar nga vizitorët, tash vuan nga mbeturinat

14.08.2016 19:20:29

Haki Latifi,

Kryetar i degës së LDK-së në Zvicër

Prevalla të mahnit me bukurin e saj që di ta fal vetëm zoti por, në vend të gjelbërimit mbijnë mbeturinat që ja prishin bukurin të mbytur me bërllok Megjithatë kjo bukuri e rrallë është e zbehtë pa prezencën e pushuesve. Gjatë pushimeve në Kosovë qëndruam në Prevallë dhe ishim dëshmitarë të asaj se pushuesit të cilët gjatë këtij viti kishin planifikuar të qëndrojnë më gjatë në këtë pikë turistike mjaftë tërheqëse për vizitor vendor dhe të huaj, si rezultat i mungesës së pastërtisë që është përgjegjësi e vet pushuesve por edhe e komunarëve të Prizrenit, ktheheshin pas një ose dy ditë qëndrimi në Prevallë. Është përgjegjësi e specialistëve të trashëgimisë kulturore, turistike dhe mbrojtjës së ambientit, është vetëm njëri shembull i keq ku shihen në qendër të Prevallës pamje të mbeturinave dhe lopë duke i përtypur qeset e plastkës duke kërkuar “ushqimin” e dëshiruar siq shihet nga pamja e fotografisë më lartë. Mbeturinat këtu nuk janë vetëm skaj rrugës kryesore, por ato i ndesh edhe në qese plastike pothuajse në të gjitha sipërfaqet, në të cilat i frekuentojnë vizitorët, të cilët vijnë nga të gjitha qendrat e Kosovës, por edhe më larg. Para se t’i mbrojmë dhe promovojmë, fillimisht këto bukuri natyrore që na i ka fal zoti, shtrohet pyetja që kërkon përgjegjie nga Drejtoria për mbrojtjën e ambientit në komunën e Prizrenit si dhe funksionar të kësaj komune në të cilën disa prej tyre i kalojnë pushimet apo fundjavën në këtë shëmti të kësaj pike turistike!!! Ky imazh i mirë që krijohet nga ajri i pastër dhe nga konfiguracioni i maleve teksa ngjitesh rrugës gjarpëruese për në bjeshkët e Prevallës nga drejtimi i Prizrenit prishet teksa mbërrin në kodrën që nga larg duket fantastike, me pisha, barin dhe krojet me ujë të pastër si loti. Është mirë që në të ardhmën duhet të ndërmirrën inisiativa dhe të bëhen të arritshme, edhe për ata që nuk janë profesionistë në ngjitjen dhe zbritjen e terreneve të kësaj bukurie përrallor për tu paisur me shenja orientuese dhe sinjalizimet e nevojshme për të arritur në cakun e dëshiruar, për të cilat turistët apo vizitorë vendas nuk janë të mirëinformuar.

13933548_10206594430090410_258870343_n