Prifti që solli frymën komuniste në Shqipëri

05.04.2020 16:53:27
Ahmet Asani
Intelektuali i madh shqiptar Fan Noli, shkëlqeu si dramaturg, përkthyes poliglot, shkrimtar, historian, poet, gazetar e orator, por fusha nē të cilēn u ngatërrua dhe gaboi rëndë Noli ishte politika! Mendoj se diku gjatë rrugëtimit të tij të formimit shpirtëror, Fan Noli ishte infektuar nga virusi rus i quajtur komunizëm, infektim ky nga i cili nuk e shpetoi as profesioni i tij prej prifti e as intelekti i tij i madh!
Në mënyre krejt t’pa natyrshme, gati ekcesive për një intelektual sikur Noli, ky infektim viral do ta bënte ate ngjizësin dhe shpërndarësin e parë marathonomak të ideologjisë komuniste ndër shqiptarët! Pas revolucionit të qershorit të v.1924 dhe marrjes se pushtetit, shteti i parë të cilin do ta vizitonte Noli, ishte Rusia komuniste e Leninit dhe Stalinit!
Noli i cili e donte Leninin, Stalinin, komunizmin, Rusinë dhe kominternën, përkrahte Partinë Komuniste të Shqiperisë dhe Enver Hoxhën, kritikonte Amerikën dhe bënte thirrje që të: “…skuqet Semani e Drini…”, de fakto ishte ai i cili në tokën shqiptare mbolli dhe shpërndau frymën e dhunës komuniste!
Kur Fan Noli e kuptoi, qe si prift e besimtar nuk kishte bërë mirë që kishte pranuar ndihmë nga internacionalja komuniste, ishte tepër vonë, sepse Shqipëria kishte filluar të kundërmonte nga era e krimit komunist, kundermim ky i cili një ditë Fan Nolit do t’ia zente frymën në Amerikën e largët, ku ai si prift ligjëronte për Krishtin dhe Zotin!
Në moshen 69 vjeçare Noli u detyrua t’i drejtohej Kishës Ortodokse Shqiptare dhe autoriteteve Amerikane me një shkresë, për t’ju skjaruar se nuk ishte komunist!? Në letrën e tij, Noli shkroi se kurrë nuk kishte qenë anëtarê i asnjë organizate komuniste dhe kurrë nuk kishte bërë thirrje për dhunë !
Mjerisht kur Noli e kuptoi peshën e vargjeve të tij ” …Korini dhe shtypini,…Që nga Shkodra gjer në Vlorë…” për Shqipërinë dhe shqiptarët tashmë ishte bërë tepër vonë, sepse Enver Hoxha dhe Partia Komuniste që Noli i donte, jo vetëm që kishin skuqur Semanin e Drinin, por kishin skuqur gjithë Shqipërinë me gjak shqiptari!
Fakti që virusi komunist kishte arritur të infektonte trurin dhe shpirtin e një intelektuali të madh, sikur që ishte Fan Noli, flet për nevojën e madhe të angazhimit të intelegjencisë shqiptare, që t’i shpjegoj rinisë për rrezikun nga ideoligjia komuniste, ideologji kjo e cila për gjysëm shekulli në monizëm dëmtoi rëndë genin shqiptar dhe po vazhdon ta dëmtoj edhe tani në demokraci!
Imazhi mund të përmbajë: 1 person, mjekër dhe tekst