Prishtina nesër bëhet me bibliotekë të re

22.08.2016 19:22:45

Kryqeytet ynë nesër do bëhet me bibliotekë të re.

Kështu ka njoftuar Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi ku thuhet se nesër, më 23 gusht në orën 15:00 do të bëhet hapja solemne e objektit të ri të Bibliotekës “Hivzi Sylejmani”, në lagjen “Dardania”, pranë shkollës fillore “Xhemajl Mustafa”, Prishtinë.

Në hapje do të marrin pjesë Drejtorët e Drejtorive të Komunës së Prishtinës, si dhe Kryetari Shpend Ahmeti.