Problemin s’ pari duhet shikuar te vetja e jo të tjerët!

08.03.2021 11:17:02
Nga Ahmet Asani
Sa herë që njerëzit kerkojnê zgjidhjen e një problemi, menjëherë fillojnë të shohin për rreth, t’i kritikojnë njerëzit tjerë, rrethanat e kohen, të gjejnë pesëqind arsye tjera, dhe kurrë nuk nisen nga vetja për t’parë mos ata janë vet problemi!
Rasti i zogut të mbyllur në një dhomë me derë tê hapur, që tenton të dal sa me shpejtë nga dritarja prej nga vjen drita, duke i mëshuar xhamit të dritares deri ne alivanosje është shembulli më i mirë i cili flet se problemi nuk është xhami por zogu!
Nëse intelektualët janë ata të cilet duhet t’u prijnë proceseve, atëhere ata duhet edhe te jenë shembull e jo të shesin mend dhe kur vjen koha per veprim te fusin kokën sikur struci ne rërë!
Mjerisht shumica e atyre që e meritojnë titullin intelektualë janë teoricienë të cilët më shumë preferojnë të shesin mend, se sa të veprojnë! Me intelektualë të tillë nuk mund të punohet, sepse si teoricionë e t’pa praktikë që janë, ata vetem degjojnë me veshê por me pa me sy nuk shohin gjë!
Problem në vete janë disa intelektualë pa fije fryme njerëzore, “intelektualë” të cilët sa herë që i fusin duartë nëpër xhepa, nuk i fusin për të nxjerr noj lek për projekte kombëtare, por i fusin për të pozuar apo edhe per të qeverisur me duar në xhepa!
Si mund të kritikoj të tjeret dikush qe i thotë vetes intelektual, ti quaj të tjeret se ata janë problemi, kur ai vet është problemi! Fakti qe shqiptaret në diasporë nuk kanë asnjë Qender Kulturore Shqiptare, nuk janë priftërinjët as hoxhallaret, por janë ata të cilët e quajnë veten intelektual e de fakto nuk janë fare intelektual!
Çfar intelektuali është ai që shet mend se si duhet të organizohet diaspora shqiptare dhe kur vjen puna të veprohet ose të kontribuoj bënë veshin e shurdhër ose kritikon klerin i cili merret me projekte fetare, e vet nuk bënë as edhe një veprim për realizim e s’paku një projekti Kombëtar