Prostitutave politike e medietike që po shesin mend: ku ishit që 18 vjet more?

06.02.2017 17:56:49

Nga Rexhep Kastrati

1999

Bombradimet e NATO-s ndaj caqeve serbe hapën rrugën për çlirimin real të Kosovës, duke çliruar çdo pëllëmbë të territorit të saj. Në vend të kësaj, linja e Tiranës/Kretës dhe ajo udbasho-jugosllavokomuniste më shumë u morën me luftë speciale kundër linjës institucionaliste të presidentit Rugova, përkatësisht me eliminime fizike dhe përçarje brendashqiptar deri në kufijtë e luftës vëllavrasëse. Lufta speciale synonte që linjën institucionaliste të presidentit Rugova ta paraqitnin si linjë kundërkombëtare, për të përgatitur opinionin për likuidime fizike të personaliteteve politike, ushtarake e medietike. Në ndërkohë makineria gjenocidale serbe masakronte popullatën, e dëbonte atë dhe vendoste kufijtë brenda Kosovës. Pjesa përfundimtare e luftës që përfshinte kohën e tërheqjes së trupave serbe, ishte shumë sinjifikativ: linja e Tiranës/Kretës  nuk lejonte njësitet e UÇK-së që të depërtonin në tërë territorin e Kosovës, e sidomos në veri. Në këtë mënyrë u bë bashkëpërgjegjëse për ndarjen e brendshme të Kosovës. Dhe në fund, Kosova gdhiu me enklava serbe dhe me veriun e ndarë të Kosovës. Pra, çlirimi i plotë nuk kihaste ndodhur, por vetëm ndarja etnike e saj. Megjithatë, retorika triumfaliste emocionale, këta që nuk i lanë njësitet e UÇK-së të depërtojnë në tërë territorin e Kosovës, trajtoheshin heronj, çlirimtarë dhe gëzonin të gjitha privilegjet që nuk i kishte kush tjetër. Prostitutat politike e medietike hymnizonin ata që e ndanë Kosovën, që vranë shqiptarë dhe që synuan luftën brendashqiptare. Kështu bënin edhe kur vrasjet politike u shtuan dhe u bënë një nga mënyrat e eliminimit politik, por edhe e provokimit të një gjakderdhjeje brendashqiptare. Ne të tjerët që kishim hallin e ndarjes etnike të Kosovës, që bënim publike karakterin mafiozo-politik të linjës së Tiranës/Kretës dhe asaj udbasho-jugosllavokomuniste, ne ballafaqoheshim me forma agresive të luftës speciale medietike dhe ishim cak i akteve kriminale. Në anën tjetër Hashim Thaçi takohej më Momçilo Trajkoviqin dhe popin Artemije. Pas takimit, Momçilo Trajkoviq do të deklaronte se ishte biseduar për kantonizimin e Kosovës. Bajram Rexhepi do të takohej me Oliver Ivanoviqin për t’i dhënë formë ndarjes së Mitrovicës. Përsëri prostitutat politike e medietike jo vetëm që nuk thoshin gjë, por përkundrazi vazhdonin të hymnizonin ata që e ndanë Kosovën mbi baza etnike

2004

Më 17 dhe 18 mars strukturat mafiozo-politike shqiptare që edhe atëherë, sikurse tash kontrollonin korpusin medietik, frymëzuan turmat për protesta të dhunshme, edhe me karakter ndëretnik, me ç’rast mbetën të vrarë mbi 30 shqiptarë. Me këtë rast, strukturat mafiozo-politike shqiptare që kontrolloheshin dhe kontrollohen nga agjentura kundërshqiptare, i orientuan turmat e manipuluara dhe të frustruara drejt kishave dhe manastireve shumica e të cilave ishin shqiptare të përvetësuara nga serbët, duke bërë atë që nuk ishte në traditën e shqiptarëve: dëmtimin e faltoreve. Kjo pati pasoja të rënda dhe të pariparueshme për Kosovën: u legjitimua ndarja etnike e Kosovës; u legjitimuan strukturat paralele serbe, por që ishin  struktura të Serbisë në Kosovë; që legjitimuan përvetësimin e pasurisë kishtare dhe historike të Kosovës. Dhe pësëri prostitutat politike e medietike vazhdonin të hymnizonin ata që e kishin ndarë Kosovën mbi baza etnike.

2005

Kai Aide ishte caktuar nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Kofi Anan të bënte një raport që do të shërbente si bazë për fillimin e negociatave për zgjidhjen e statusit të Kosovës. Në këtë raport do të shpërfaqen pasojat e para të ngjarjeve të 17 dhe 18 marsit 2004, ndër të cilat ishte edhe legalizimi ndërkombëtar i ndarjes etnike të Kosovës, përkatësisht legalizimin e strukturave paralele serbe si të vetmet institucione të besueshme për serbët. Dhe përsëri prostitutat politike e medietike vazhdonin të hynizonin ata që e ndanë Kosovën mbi baza etnike.

2007

Pas muajsh negociatash në Vjenë të udhëhequra nga ish-presidenti finlandez, Marti Ahtisari, u paraqit një dokument që përfundimisht legalizoi ndarjen etnike të Kosovës, trajtoi si serbe pjesën dërmuese të kishave dhe të objekteve historike, si dhe ua krijoi serbëve privilegjet me të mëdha: asimetri kompetencash komunale dhe shumicën e dyfishtë në Kuvendin e Kosovës për ndryshime kushtetuese. Këto përveç faktit se sanksiononte mosndryshimin e kapitujve të ndryshëm të kushtetutës, dhe të dejtën për të pasur asociacione me bazë etnike. Dhe këto ishin pasojat e rënda që Kosova kishte nga ngjarjet e 17 -18 marsit 2004. Dhe përsëri prostitutat politike e medietike hymnizonin ata që e kishin ndarë Kosovën mbi baza etnike, dhe satanizonin dhe kryqëzonin të gjithë ata që vazhdonin të denonconin ndarjen etike të Kosovës.

2008

Kuvendi i Kosovës shpall pavarësinë e mbikëqyrur dhe miraton kushtetutën në bazë të Pakos së Ahtisarit. Brenda një muajsh miraton edhe ligjin për pushtet lokal ku legalizohet asimetria e komptetncave e komunave me shumicë serbe dhe e drejta për të krijuar asociaione. Përsëri prostitutat politike e medietike vazhdonin të hymnizonin ata që e kishin ndarë Kosovën mbi baza etnike, dhe satanizonin e kryqëzonin të gjithë ata që denonconin ndarjen e Kosovës mbi baza etnike.

2009

Miratimi i 6 Pikëshit të Ban Ki Munit, në KS të OKB-së, ishte një pasojë tjetër e ngjarjeve të vitit 2004 dhe angazhimeve të strukturave mafiozo-politike. 6 Pikëshi i Ban Ki Munit kishin thelluar ndarjen e Kosovës mbi baza etnike dhe kishin hapur një varg çështjesh që duhej të negocioheshin ndërmjet Kosovës dhe Sebisë. Përsëri prostitutat politike e medietike hyminizonin ata që e kishin ndarë Kosovën mbi baza etnike, dhe satanizonin e kryqëzonin ata që denonconin këtë ndarje.

2010

Asamblea e Pëgjithshme e OKB-së do të miratojë një rezolutë me të cilën rikonfirmon rezolutën 1244 dhe vendimin e GJND-së që e quante të drejtë shpalljen e pavarësisë së Kosovës. MBi këtë bazë do të kërkojë nga BE që të udhëheqë negociatat për zgjidhjen e çështjeve të hapura ndërmjet Kosovës dhe Sebisë. Kjo rezolutë, u bë baza mb i të cilën do të fillonin negociatat në Bruksel. Dhe përsëri prostitutat politike e medietike do të vazhdojnë të hymnizojnë ata që e kanë ndarë Kosovën mbi baza etnike, dhe të satanizonin e të kryqëzonin ata që denonconin këtë ndarje.

2013

Marrëveshja 15 pikëshe e arritur në Bruksel, e që u quajt Marrëveshja e Parë Ndërkombëtare për Normalizimin e Marrëdhënieve Kosovë – Serbi, ose Marrëveshja e 19 prillit, përfundimisht kishte vënë bazat për krijimin e Asociacionit me shumicë serbe, për Policinë, Gjykatat, Telekomin, Energjetikën. Kjo marrëveshje mbi 6 pika i kishte pikërisht për Asociacionin, 2- 3 pika për Policinë dhe Gjykatat e kështu me radhë. Dhe një nga pikat parashihte që FSK të mos operonte në veri pa lejen e autoriteteve lokale. Po këtë vit, Kuvendi i Kosovës me mbi 85 vota do ta shndërronte në ligj këtë Marrëveshje, kurse Gjykata Kushtetuese e kishte konsderuar veten jokompetente për të shqyrtuar marrëveshje ndërkombëtare. Dhe prostitutat politike e medietike përsëri i hymnizonin ata që e kishin ndarë Kosovën mbi baza etnike, dhe satanizonin e kryqëzonin ata që denonconin këtë ndarje

2014

Zgjedhjet prodhuan një rezultat që e futi vendin në krizë politiko-institucionale. Një koalicion paszgjedhor i përbërë nga LDK, AAK, sekta okulte e Albinit dhe Nisma u quajt kundërkushtetues, dhe riktheu rolin udhëheqës të PDK-së për formimin e institucioneve. Pas shumë debatesh edhe me përfshirjen e QUINT-it, u arrit një marrëveshje ndërmjet PDK-së dhe LDK-së për të formuar bashkërisht Qeverinë, me ç’rast, LDK për herë të parë do të merrte drejtimin e Qeverisë, kurse PDK do merrte postin e presidentit kur ta përfundonte mandatin Jahjaga, dhe postin e zëvendëskryeministrit. Kjo marrëveshje ishte shumë e favorshme për LDK-në, pasi që pos postit të kryeministrit, një zëvendëskryeministri, kishte edhe shumicën e ministrive kryesore: Financat, FSK-në, Punët e Brendshme, Infrastrukturën, Shëndetëinë, Industrinë etj.

2015

Prostitutat politike e medietike tashmë filluan sulmet politike e medietike edhe kundër Hashim Thaçit pse ia kishte dhënë postin e kryeministrit, kryetarit të LDK-slë, Isa Mustafa. Këto prostituta politike e medietike tashmë filluan të ndryshojnë kurs: filluan të sulmonin çdo aspekt të qeverisjes dhe marrëveshjet e Brukselit. Edhe me këtë rast, nuk thoshin gjë për qeverisjet e mëpëarshme, as për marrëveshjen e 19 prillit 2013 që ishte baza për Asociacionin, por goditnin marrëveshjen e 25 gushtit 2015, sikur ajo të kishte pikur nga qielli, apo sikur ajo të mos ishte obligim ligjor nga Ligji për Ratifikimin e Marrëveshjes së 19 prillit 2013. Këtë marrëveshje, pra të vitit 2015 e ndanin nga marrëveshja e vitit 2013, si mënyrë për të sulmuar Qeverinë aktuale dhe për ta kursyer Qeverinë pararendëse. Kështu, prostitutat politike e medietike që gjatë tërë kohës kishin qenë në anën e atyre që e kishin ndarë Kosovën mbi baza etnike më 1999 e në vazhdimësi, ose që kishin heshtur, për çudi u bënë tepër të zellshëm për të alarmuar rrezikun e krijimit të një “Republika Srpska” në Kosovë. Mirëpo, ata kujtojnë si historia harrohet dhe harrohet edhe kontributi i tyre për ndarjen e Kosovës, dhe për legjitimin e asaj ndarjeje. Apologjetët e djeshëm të krimit dhe të ndarjes, që zhvillonin fushata primitive kundër gjithë ayre që denonconin krimin dhe ndarjen, tashmë u bënë më të zëshëm. Dhe kjo u bë jo se kanë hallin e ndarjes, por ngaqë e kanë përjetuar rëndë rolin udhëheqës të LDK-së në procesin e sanimit të gjendjes, ose së paku mosthellimin e dëmeve të bëra nga linja e Tiranës/Kretës dhe asaj udbasho-jugosllavokomuniste që kontrollojnë korpusn mediatiko-mafioz në Kosovë.

2016

Zhvillimet socio-politike e medietike bënë të qartë më shumë se mbrapa fushatave primitive kundërqeveritare nuk fshihej shqetësimi për Kosovën, por mosdurimi i faktit se Qeveinë e Kosovës e drejton LDK dhe kryeministri Mustafa dhe se kjo Qeveri kishte frenuar kahjen tatëpjetë që kishin marrë negociatat në Bruksel. Kjo Qeveri dhe kryeministri Mustafa kishin bërë të qartë se Asociacioni nuk do të kishte kompetenca ekzekutive, pra nuk do të kishte një “Republika Srpska”. Burimi i gjithë angazhimeve kundërqeveritare të bashkërenduara me Beogradin, ishte pikërisht te fakti se Serbia e kishte të qartë se me Isa Mustafën nuk mund të krijonte “Republika Srpska”, kurse Asociacioni sipas Marrëveshjes së Brukselit, dhe vërejtjet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, nuk ofronte asgjë më shumë sesa një organizim joekzekutiv. Prandaj, ishte kjo marrëveshje që u sulmua më së shumti dhe shërbeu për të nxitur turmat për rrëzimin e insitucioneve të Kosovës. Edhe pse e kam thënë vazhdimisht, ishte fundi i vitit 2016 që bëri të qartë se mbrapa gjithë angazhimeve kundërqeveritare qëndronte PDK, kryetari i të cilës do të deklarohej pro mbatjes së zgjedhjeve të parakohshme, pra pro rëzimit të Qeverisë. Po këtë kohë, edhe Beogradi do ta deklarojë qëllim kryesor rrëzimin e Qeverisë së Kosovës. Kështu: opozita, PDK, korpusi medietik, Serbia kishin rënë dakord: Qeveria e Kosovës do të duhej të rrëzohej. Ishte caktuar edhe koha deri kur do të duhej të ndodhte rrëzimi i Qeverisë, e që ishte marsi i 2017. Si më 1999, edhe në këtë kohë, prostitutat politike e medietike u bënë pjesë substanciale e luftës politike dhe medietike kundër Qeverisë dhe skenarëve për destabilizimin e Kosovës.

2017

Qëllimi kryesor u deklarua se do të jetë rrëzimi i Qeverisë. Tashmë Serbia kishte hapur letrat dhe filloi të luante lojëra të rrezikshme dhe të bënte provokime të rënda që do të sfidonin stabilitetin e vendit dhe autoritetin e institucioneve të Kosovës. Ndërkaq, ajo që e çmendi fare Serbinë ishte vendimi për të mos lejuar Tomislav Nikoliqin të futej në Kosovë. Aq shumë ishte çmendur Serbia, sa që Nikoliq do të kërcënonte hapur Kosovën: Autoritet në Prishtinë e dijnë se Serbia nuk është e dobët. Dhe kjo ishte deklarata e parë kërcënuese luftënxitëse e Serbisë e bërë ë 2017. Dhe Serbia do të vazhdojë të thellojë provokimet: një mur i nisur në fund të vitit të kaluar, do të shërbente për të nxitur angazhime kundërinstituionale në Kosovë, përkatësisht për të demonstruar forcë dhe pushtet mbi pjesën veriore të Kosovës. Mirëpo, Serbia e dinte se kur kryeministri Mustafa kishte deklaruar se muri ishte i kundërligjshëm dhe do të rrënohej, edhe do ta bënte këtë, prandaj bëri gjithçka për të nxitur tensionimin e raporteve Kosovë – Serbi. Dhe për këtë kishte përgatitur një tren të dekoruar me murale dhe ikonografi ultranacionaliste dhe shoveniste që do të futej në Kosovë. Ky tren ishte përgatitur edhe për të dëshmuar gjoja rikthimin e Serbisë në Kosovë, por edhe për të testuar vendosmërinë e kryeministrit Mustafa për të mbrojtur kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë, përkatësisht për të testuar vendosmërinë e kryeministrit Mustafa për të rrlnuar murin. Ndalja e trenit, përveç nervozës që kishte shkaktuar në Beograd, kishte shërbyer për të rritur retorikën luftënxitëse me Kosovën. Mirëpo, pas kritikave të qarta edhe nga bashkësia ndërkombëtare, si dhe pas konfirmimit të të drejtës së Kosovës për të mbrojtur territorin e vet, Beogradi riktheu teorinë eskatologjike, sipas të cilëve krejt bota ishte kundër, dhe se serbët në Kosovë do të ballfaqoheshin me një pushtim nga shqiptarët. Dhe ky ishte arsyetimi i Serbisë për prishjen e murit: autoritetet serbe thanë se me rrënimin e murit, kishin parandlauar pushtimin e serbëve nga shqiptarët. E vërteta është se Serbisë i janë zvogëluar mundësitë për të provokuar ndonjë konflikt me Kosovën dhe për të realizuar aneksimin e veriut. Rrënimi i murit, në fakt, ishte rrënim i simbolikës së ndarjes dhe të aneksimit. Mirëpo, edhe pse kjo ishte një humbje e simbolikës së ndarjes dhe të aneksimit, megjithatë prostitutat politike e medietike vazhdojnë propagandën dhe nagazhimet kundërinstitucionale për të vazhduar më tej angazhimet për pamundësimin e Asociacionit sipas Marrëveshjes së Brukselit dhe vërejtjeve të Gjykatës Kushtetuese, të cilin Sebia nuk e do, dhe për të hapur rrugën për një “Republika Srpska” në Kosovë. Deklarata e Agim Bahtirit se nëse do të ketë mur tjetër, atëherë fajtor për këtë do të jetë Kadri Veseli, është një dëshmi e qartë se kush po luan lojëra kundërshqiptare.

Në fakt, është e qartë se ata që e ndanë Kosovën mbi baza etnike më 1999, janë po ata që më 2017 duan ta përmbyllin këtë proces në favor të Serbisë. bashkë me ta janë edhe prostitutat politike dhe medietke që me luftën e tyre speciale gjatë viteve kanë hymnizuar ata që kanë ndarë Kosovën mbi baza etnike, dhe që kanë satanizuar e kryqëzuar ata që kanë dnenoncuar dhe denoncojnë ndarjen e Kosovës.