Protesta, PD publikon shifrat: Ja sa qytetarë janë nisur nga rrethet

16.03.2019 11:47:31

Më konkretisht PD thotë se nga Durrësi janë nisur 9500 qytetarë, nga Elbasani 7800, nga Shkodra 9200, Lezha 7000, Kukësi 4100, Dibra 3500, Berati 3400, Fieri 5600, Vlora 5000, Gjirokastra 2000 dhe Korça 4500.
Ndryshe nga protestat e kaluara, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë menduar që protesta të zgjasë 48 orë.
Mirëpo kjo kërkesë e tyre është refuzuar nga policia, e cila iu ka dhënë leje deri në mesnatën mes të shtunës dhe të dielës.
Pikërisht kohëzgjatja e saj, mendohet se mund të shkaktojë tensione.
Ndërkohë qysh prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, qytetarët janë nisur nga rrethet, për tu bërë bashkë para Kryeministrisë.
Ndërkohë janë rreth 1600 efektivë policie në gatishmëri në Kryeministri dhe ambientet përreth, për të garantuar mbarëvajtjen e protestës.
Ndërkohë godina e qeverisë është “blinduar” me punonjës policie, por edhe me kamera për të filmuar çdo veprim të protestuesve
Edhe shtyllat, në të cilat janë vendosur kamerat, janë të lyera me graso për të mos lejuar dëmtimin e tyre nga protestuesit.