Protestë në Bruksel për Ramushin (Foto)

04.02.2017 14:56:54

Qindra qytetarë shqiptarë nga diaspora kanë protestuar të shtunen në Bruksel, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Në fotot që ka siguruar Gazeta Fjala, protestuesit shihen tek mbajnë pankarta në duar kundër arrestimit të Ramush Haradinajt në Francë, më 4 janar.