Protestuesit e VV-së nisën drejt Prishtinës, në këtë vend dështon transporti

29.09.2018 12:40:54
Protestuesit nga qytete të ndryshme të Kosovës kanë filluar të mblidhen në pikat e caktuara, për t’u nisur drejt Prishtinës në protestën e organizuar nga Vetëvendosje me moton “Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”.

Nga Skenderaj raportohet se protestuesit janë duke u nisur me vetura private, pasi që autobusi i kontraktuar nuk ishte në vendin nga ku ishte planifikuar të bëhej nisa e organizuar.

Nga Mitrovica raportohet se autobusët kanë nisur të mbushen me protestues të cilët pritet të arrijnë në Prishtinë para orës 14 për protestën e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje, kundër ideve të presidentit Hashim Thaçi për korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Protestuesit e pare që janë nisur drejt Prishtinës janë ata nga Prizreni, Deçani, Juniku, Peja e Sharri.

Kurse, në orën 12:00, VV ka organizuar transport për protestuesit nga Podujeva, Drenasi, Gjakova, Gjilani, Hani i Elezit, Kaçaniku, Obiliqi, Klina, Mitrovica, Rahoveci, Shtërpca dhe Suhareka.

Protestuesit nga Shtimja, Vushtrria, Fushë Kosova, Ferizaj dhe Malisheva, do të nisen në orën 12:30, për në Prishtinë. Ndërsa, ata nga Artana dhe Lipjani në orën 13:00.