PSE AKOMA GODITET ISH DREJTORI I SHISH, Z. VISHO AJAZI LIKA, ME ARTIKUJ TË POROSITURA ANTIKOMBËTARE?!

12.10.2018 18:49:52

Fakti se mass-media antishqiptare e ka goditur z. Likën dhe ka tentuar të hedh baltë mbi zv. Drejtorin aktual z. Helidon Bendo, me arsyetime banale dhe jo të vërteta e shoh si rrezikim të madh të sigurisë kombëtare dhe përmbushje të planeve të armiqve të Shtetit Shqiptar. Kërkohet hetim të Prokurorisë ndaj gazetave të bulevardit për fushatën antishqiptare ndaj SHISH, për motivet e shërbimit të tyre ndaj armiqve të Shtetit Shqiptar(!).

Nga Luan HAMITI
Në vazhdim të planit e tyre për goditjen e ish Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), z. Visho Ajazi Lika, gazetat antikombëtare “Pamfleti “ dhe “Sot” shpiknin dje, 9.10.2018, se SHISH gjoja është i implikuar në përgjimin e Sokol Olldashit dhe në “skandalin” në lidhje me përgjimin e atij “Babales”.
Këto “zbulime” të senazacionit janë nxjerrë në dy artikuj:
– në portalin “Pamfleti.com” – “SHISH i Visho Ajazit përgjoj Olldashin ditën e vrasjes, me urdhër të Berishës. Pse nuk kërkohet zbardhja e përgjimeve, për të hetuar me theme ngjarjen”
(http://pamfleti.net/shish-i-visho-ajazit-pergjoi-olldashin-diten-e-vrasjes-me-urdher-te-berishes-pse-nuk-kerkohet-zbardhja-e-pergjimeve-per-te-hetuar-me-themel-ngjarjen/), respekti-visht në gazetën e bulevardit “Sot” – “Zbardhet dosja, Visho Lika, struktura të drejtësisë dhe PD puç për goditjen e qeverisë përmes skenarit “Babale”, SHISH i përfshirë në audio-përgjim”(https://sot.com.al/politike/zbardhet-dosja-visho-lika-struktura-te-drejtesise-dhe-pd-puc-goditjen-e-qeverise-permes).
Në shtim, në “Sot” doli edhe klauni i përhershëm i cirkusit Fatos Klosi, në artikullin “Skandali i SHISH me “Babalen”, Fatos Klosi: Visho Lika i shërbeu deri në fund Berishës, e turpshme përfshirja e shërbimit sekret” (https://sot.com.al/politike/skandali-i-shish-me-babalen-fatos-klosi-visho-lika-i-sherbeu-deri-ne-fund-berishes-e).
Këto artikuj fantasmagorike pohojnë se në dy raste – vrasja e Sokol Olldashit dhe “skandali Babalja” – SHISH, në kohën e ish Drejtorit të tij, z. Lika, kanë kryer përgjime jolegale, gjoja duke punuar krah një partei të caktuar politike, siç është PD-ja. Edhe Fatos Klosi që sot e gjejmë gati si (b)analist kinse “neutral” në çdo ngjarje politike, ka ardhur për të përforcuar këtë dezinformatë, duke pohuar, në shkrimin e “Sot”: “Unë as që e diskutoj fare që Visho Lika ka qenë në shërbim të PD. […] Ka qenë evident për mua që Visho Ajazi Lika i shërbente PD. Një gjë e tillë ka dalë edhe në media, kështu që mua më vjen keq për SHIK që është marrë me të tilla gjëra. Se çfarë tregon gjithë kjo histori është më e parëndësishme sesa fakti që SHIK pranon të merret me të tilla gjëra”. (!?!)
Pse ende goditet z. Lika me artikuj të porositura antikombëtare?
Ai dhe SHISH u goditën dhe ende goditen sepse në kohën e z. Lika në krye të SHISH, Institucioni ka punuar me përkushtim e vetmohim në shërbim të sigurisë kombëtare të Shtetit Shqiptar, siç po vazhdon ende të bëjë me profesionalizëm edhe në vazhdim në udhëheqjen e administratës aktuale, pas dorëheqjes së z. Visho Ajazi Lika nga drejtimi i SHISH.
Gjithashtu ish Drejtori i SHISH, z. Lika ka qenë i palëkundshëm në pozitën e tij asnjëanëse, teknike dhe profesionale në krye të Institucionit, arsye për t’u shikuar me lakmi.
Pastaj, në vijim të argumentimit, ai u godit dhe goditet ende sepse armiqtë të Shtetit Shqiptar u shqetësuan për rritjen e profesionalizmit dhe përkushtimit të SHISH gjatë këtyre viteve, pavarësisht nëse në krye të Institucionit ka qenë administrate e vjetër e z. Lika apo ajo e re, e udhëhequr nga zv. Drejtorit, z. Helidon Bendo.
Dhe gjithashtu kjo u bë të mundur, sepse gazetat antikombëtare siç është “Pamfleti” dhe “Sot” u vunë nën shërbim të armiqve të kombit shqiptar për të goditur dhe minimizuar sukseset e Institucionit të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH). Këtij misioni antishqiptar iu bashkangjit madje edhe ish Drejtori i Institucionit, z. Fatos Klosi që, për interesa të ngushta personale siç mund të jetë dëshira e sëmurë të riardhjes në krye të SHISH, llomotit kudo dhe në çdo hap se z. Lika gjoja ka punuar për interesat e PD-së.
Dua të theksoj se nuk shoh një mosvazhdimësi të profesionalizmit, përkushtimit dhe vetmohimit të admininstratës dhe të punonjësve të SHISH, në kohën e ish Drejtorit z. Visho Lika dhe administratës së udhëhequr nga zv.Drejtori aktual z. Helidon Bendo. Fakti se mass-media antikombëtare e ka goditur z. Likën dhe ka tentuar të hedh  baltë mbi tyre, me arsyetime banale dhe jo të vërteta e shoh si rrezikim të madh të sigurisë kombëtare dhe përmbushje të planeve të armiqve të Shtetit Shqiptar.
Kërkohet hetim të Prokurorisë ndaj gazetave të bulevardit për fushatën antishqiptare ndaj SHISH, për motivet e shërbimit të tyre ndaj armiqve të Shtetit Shqiptar (!).