PSE SHQIPTARËT PO E TYMOSIN SHËNDETIN DHE T’ARDHMEN E TYRE ?!

05.01.2020 12:22:57

Nga: Ahmet Asani

Nuk di për statistikat e vendeve tjera, por statistikat e Kosovës flasin se Kosovarët ne vit shpenzojnë diku rreth 300 milion euro vetëm për cigare!? Imagjinoni se çka do të ndodhte për 10 vite, sikur secili Kosovar ta përgjysmonte tymosjen e sasisë së cigareve dhe me gjysmën qê nuk do të shpenzoheshin, pra me 150 milion Euro në vit, të krijohej një ‘FONDI NVESTIV” (Kosova Investment Fonds)!

Me kapitalin e cili nuk do te tymosej (digjej) por do të futej nê një FOND INVESTIV, le që do tê përmirësohej shëndeti i njerëzve që do ta pergjysmonin sasinë e cigareve të tymosura, por me këto 150 milion euro më vit të deponuara në nje FOND INVESTIV, do t’mund të investohej në projekte të medha me qëllim të rritjes së ekonomisë dhe hapjes së vendeve të reja te punës. Ne fund të vitit të gjithe pjestarët e Fondit Investiv për çdo vit që FONDI do të kishte fitim, në menyre proporcionale do përfitonin nga një pjesê të fitimit- Rendites!

Tash dikush mund te thotë më mire e helmoj veten e i djeg parat e mija se sa i fus në një ‘ FOND INVESTIV” në Kosovë, por nje mendim i tillë nuk është aspak në rregull! Unë di që shqiptarët në diasporë kanë humbur miliarda para në Fondet investive spekulative të Bankave të ndryshme huaja dhe heshtin e bëhen sikur nuk ka ndodhur asgje – as kjo nuk është aspak e sinqert!

Koha është të zgjohemi nga gjumi! E përmenda ketu duhanin por ka edhe shumë gjëra te cilat mund ti zvoglojmë s’paku 50% për ta përmirësuar shëndetin tonë e ndihmuar ekonominë e vendit 100%! Fjala popullore “Rreh daullja për kend ka veshë” nê këtë rast vlenë edhe per diasporën tonë e cila e ka futur kokën sikur struci ne zall qê mos te degjoj e shoh qê po shkon drejtë asmilimit!? Në diasporë si Zvicra ku cigaret janë shumëfish me të shtrenjta se në Kosovë, njoh familje që vetëm për cigare shpenzojnë rreth 30.000 euro ne vit!? Mund ta imagjinoni?!?!?!?!

Gjithê ata që mendojnë se edhe ekonominë edhe politikën edhe çështjen e mosasimilimit në diasporë, të gjitha e ka me borxh t’na i rregulloj Europa dhe Amerika, dhe ne nuk duhet ta prishim timin e duhanit, e ka shumë gabim! Një gjë është e sigurt, se ai popull i cili nuk organizohet dhe nuk e bashkon fuqinê e vet mendore e financiare ai popull vdes!