Pse u sulmua shtëpia e familjes Spahiu nga Llausha?

22.08.2016 21:19:54

Shenjat e sulmit me armë ende shihen në tjegullat e kulmit të shtëpisë së familjes Spahiu nga Skenderaj.

Një fishek kishte goditur edhe një veturë që ishte në oborr rreth orës 1 të mëngjesit të së enjtes, njofton Klan Kosova.

Xhavit Spahiu po pretendon se e din arsyen e sulmit që iu bë familjes së tij

Për këtë rast televizioni ka provuar të kontaktojë edhe me zëdhënësin e policisë në Mitrovicë, Avni Zahitin, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur.

Ndërkaq, Spahiu thotë se nuk i ka borxh askujt dhe nuk ka telashe me askënd. Ai nuk e ka ndërmend të ndal planet për ndërtimin e fabrikave.

Ndërkohë, Fadil Nura, nënkryetar i Skenderaj, i ka thënë Klanit, se janë duke pritur që investitori serb të merr nënshtetësinë kosovare, për të përfunduar procedurat e tjera.

Sipas Nurës ato do të kryhen shumë shpejt.

Për këtë plan të ndërtimit të fabrikave në Skenderaj Klan Kosova ka raportuar para një muaji.

Në atë kohë kryetari i fshatit Llaushë, Fadil Nura pati thënë se nuk ka qëndrim rreth kësaj iniciative.