Publikohet lista më e re e borxhlinjve të DAP-it në Maqedoni

12.09.2016 11:31:52

Mbi 4000 kompani, ndër të cilat edhe ndërmarrje publike dhe qytetarë, janë gjetur në listën më të re të borxhlinjve të Drejtorisë së të ardhurave publike (DAP), të publikuar në faqen e internetit të saj.

Kjo listë është përgatitur në bazë të takës së vlerës së shtuar (TVSH), taksës së fitimit, taksës personale të të ardhurave, kontributeve të sigurimit, akcizave dhe doganave.

Vlera e borxhit është mbi 120.000 denarë për persona fizik, kurse për veprimtarët e pavarur, borxhi është mbi 300.000 denarë për persona juridik. Kontrolloni nëse edhe ju gjendeni në këtë listë.