Publikohet vendimi tronditës/Skënderbeu 10 vite jashtë kompeticioneve europiane

12.07.2019 18:13:48

KAS ka bërë publike vendimin duke lënë në fuqi dënimin për përjashtimin me 10 vite të Skënderbeut nga kompeticionet europiane. Skënderbeu është fajtor për fiksim rezultatesh, teksa është dënuar nga UEFA edhe me një gjobë prej 1 milionë euro.

Në lajmërimin e bërë sot nga CAS thuhet se kjo gjykatë ka lënë në fuqi vendimin e UEFA-s me datë 29 mars 2018, ndërsa saktëson se Skënderbeu ka apeluar me 26 prill 2018. Sipas CAS, Skënderbeu nga dëshmitë e dhënë si dhe nga dokumentet e siguruar rezulton fajtore në fiksimin e disa ndeshjeve.