Pyjet e Istogut mbushen me mbeturina, nuk kursehet as Burimi Istogut

19.03.2019 21:17:05

Shtegu i ecjes në Istog është mbuluar nga mbeturinat. Hysni Buleshka, frekuentues i natyrës, ka thënë se disa qytetarë nuk janë të kujdesshëm sa i përket hedhjes së mbeturinave, të cilët në të shumtën e rasteve janë edhe ndotësit më të mëdhenj të ambientit

“Ajo që shqetëson është një vetëdije e ulët e qytetarëve të cilët gjatë frekuentimit të këtij vendi gjatë orëve të vona të natës, gjërat që i konsumojnë i hedhin në natyrë edhe pse shtegu është i pajisur me shporta gjithandej”, thotë për RTV Dukagjinin, Hysni Buleshka.

Tahir Blakaj, një tjetër person që preferon ecjen në natyrë, ka thënë se ka shumë vizitorë, të cilët kalojnë ditët e vikendeve dhe ditëve të tjera, duke lënë parapa vetes nga një mal me mbeturina

“Po mundohen ta mbajnë pastër vendin, por nuk po munden, pasi qytetarët ende nuk po e kuptojnë se me mbeturina nuk jetohet. Si e kanë në shtëpi e kanë edhe këndej. Nëse shtëpinë e mban të pastër edhe këtë vend do ta mbanin pastër”, tha Tahir Blakaj.

Në anën tjetër përfaqurës të ndërmarrjes “Ambienti” kanë thënë se në shtegun e ecjes në Istog ekzistojnë shportat dhe ato pastrohen dy herë në javë. Sipas tyre janë qytetarët e pa ndërgjegjësohem që hedhin mbeturina.

E, në Komunë thonë se edhe pse inspektorët e ambientit nuk janë në numër të mjaftueshëm. Ata po përpiqen për të ruajtur hapësirën që ka Komuna e Istogut, duke kërkuar edhe mirëkuptim dhe kujdes me te madh nga vizitoret ne ruajtjen e hapësirave te gjelbëruara.