Qeveria bën gati ligjin për veten

14.04.2019 21:57:47
Krahasimi mes Qeverisë enorme të Kosovës prej 22 ministrave dhe asaj modeste të Zvicrës që nuk kalon as në 10 së shpejti mund të jetë i pavlefshëm.

Tashmë është gati DRAFT-Projektligji i cili rregullon riorganizimin-funksional të Ekzekutivit.

Njëri nga opsionet është që pas miratimit të  këtij dokumenti Kosova të ketë 13 Ministri me nga dy zëvendësministra, njofton Klan Kosova.

Me këtë dhe secilin version tjetër dikasteret qeveritare do të zvogëlohen në numër, duke u shndërruar në departamente në Ministrisë që mbesin.

Kordinatori Nacional  për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri, thotë se në këtë Projekligj deri në dorën finale do  inkorporohen dhe propozimet e palëve tjera të kyqura në Proces.