Qeveria e Republikës së Kosovës dënon sulmin e armatosur, i cili la të plagosur avokatin Azem Vllasi

13.03.2017 16:57:40

Qeveria e Republikës së Kosovës dënon sulmin e armatosur, i cili la të plagosur avokatin Azem Vllasi.

Duke i uruar shërim të shpejtë z. Vllasi, Qeveria e Kosovës konsideron se veprime të tilla janë krejtësisht të papranueshme në një shoqëri demokratike.

Qeveria e Kosovës, po ashtu, fton institucionet kompetente të rendit dhe drejtësisë që të vënë para përgjegjësisë kryesit e këtij akti kriminal.