Qeveria e tërheq Ligjin për reklamim në media

25.08.2016 18:30:23

Opozita e ka akuzuar Qeverinë për jetësim të korrupsionit të mediave dhe paralajmëroi përpilimin e 500 amendamenteve. Siç publikon 24Vest, Qeveria sot e ka tërhequr Ligjin për reklama mediatike. Ky njoftim ka arritur sot pasdite deri te Kuvendi i Republikës së Maqedonisë.

Propozim Ligji për reklamat qeveritare duhej të gjendet para deputetëve në seancën e sotme por për të nuk kishte propozues të autorizuar pa të cilin nuk mund të vazhdojë diskutimi rreth një pike.

Vetëm para tre ditësh në komisionin e Kuvendit, ministrja për shoqëri informatike, Marta Tomovska Arsovska e mbronte këtë zgjidhje ligjore si evropiane duke u shprehur se me këtë ligj do të vihet rregull në reklamimin e Qeverisë.

1