Qeveria merr hua 71 milionë euro

15.12.2017 16:36:12
Në komunikatën e lëshuar nga Ministria e Financave bëhet e ditur se të hënën do të nënshkruhet marrëveshja për hua, për ndërtimin e autostradës Kijev-Zahaq.

Kjo marrëveshje do të nënshkruhet ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Marrëveshja e cila do të nënshkruhet nga ministri i Financave Bedri Hamza dhe drejtoresha e BERZh-it për Transport Sue Barrett, është në vlerën prej 71 milionë euro.