Qeveria, SBASHK-u apo MASHT-i – faji mbetet jetim

16.03.2018 13:55:30

Nga: Nikollë Kërhanaj

Botërisht, shumë mire është e njohur se ndër vitët 1990-1999-ta shkollat e të gjitha niveleve kanë punuar, por në vijimësi vazhdojnë të punojnë edhe në ditët e sotme, pa ndërprerje. Dhe, për këtë mund të shtrohet pyetja: Kush është fajtor për këtë veprimtari edukativo-arsimore të atyre dhjetë viteve:Arsimtarët që mbajtën mbi supet e veta sistemin shkollor dhe lëshuan dëftesa me mbishkrimin “REPUBLIKA E KOSOVËS” duke mos iu dorëzuar okupatorit, apo nxënësit që vijuan mësimin me rregull, apo ndoshta prindërit e tyre që  I dërguan fëmijët  në shkollë nëpër atë fortune  të pushtetit të egër që ndiqte arsimtarët e shkollës shqipe, apo ndoshta Qeveria e atëherëshme e cila nuk kishte buxhet për finansimin e sistemit shkollor apo ndoshta edhe LASH-I e Sindikata e Arsimit që inkurajonin arsimtarët se do të vijnë vitët më të mira për të mbajtur arsimin dhe kompenzimin e pagave për vitët  e kaluara  por që  në të kundërtën ajo iu përshtat Qeverisë, edhe pse duhej të jetë në krahun e punëtorëve Apo, çka do  bëhej  në Kosovë me mbylljen e shkollave për dhjetë vite analfabetizëm …?

Edhe në vitët e pavarësisë dhe lirisë nga vitët 2013e 2o15-ta e këndej bëhej fjalë për shqyrtimin e arovimin e Projektligjit për Punëtorët  e Arsimit të viteve 90-ta të shekullit të kaluar, por ende nuk u aprovua një Ligj I tillë duke u arsyetuar se duhet kohë e mjaftueshme për aprovimin e Ligjit në fjalë .Pesë vjet nuk I mjaftuan Qverisë për të aprovuar një  Ligj të arsyeshë Tash, kush mbetet fajtor për mosrealizimin e pranimit të stazhitt e të  shpagimit të pagave…? Sa për përmbyllje  mund të themi se Qeveria e Parlamenti e kanë “Arrën edhe çekanin”, të cilët kur të dojnë: Arrën e thejnë dhe arsimtarët I shpërblejnë !