Raiola transferon një mbrojtës në Real Madrid (FOTO)

10.11.2016 15:12:47

Mino Raiola e ka gati një përforcim për Real Madridin.

Real Madrid kërkon përforcime në mbrojtje dhe në mes të emrave të ndryshëm ka dalë ai i Leo Santos.

17-vjeçari nga Corinthians ka përfunduar nën radarin e “Los Blancos” për afatin kalimtar të janarit, raporton “UOL Esporte”.

Kurse, menaxheri i tij i mirënjohur, Mino Raiola, është i gatshëm ta dërgojë në Santiago Bernabeu, përcjell “Lajmi.net”.

Raiola ka bashkëpunuar shpeshherë me Real Madridin andaj klubi spanjoll e ka më të lehtë ta transferojë Santosin në radhët e trajnerit Zinedine Zidane.