Rama-Berishës: Të shtunën inaugurojmë bunkerin, eja ta vizitosh se je bashkautor

17.11.2016 15:23:41

Kryeministri i vendit, Edi Rama gjatë fjalës së tij nga foltorja e Kuvendi akuzoi ish-kryeministrin Sali Berisha se gënjen pa pushim lidhur me qeverinë e tij, duke u nisur nga letrat anonime të qytetarit dixhital duke u kthyer në një njeri qesharak parapara gjithë atyre njerëzve që ende i kanë sytë nga ai.

Sipas Ramës, Berisha nuk thotë asnjë fjalë për negociatat apo ligjin e vettingut, pasi është i pari dhe i vetmi që po përpiqet ta rrëzojë atë në Gjykatën kushtetuese.

“Një personalitet publik kaq i rëndësishëm për 25 vjet si ti të katandiset në një tabelë letrash anonime pa asnjë filtër, verifikim apo etikë lidhur me ata që vazhdojnë të të besojnë. Është dëshmia më rrëqethëse e mënyrës se si rrëshqet ledhi i një njeriu. Nuk thua asnjë fjalë as për negociata dhe sfidën e përbashkët të zbatimit të ligjit të vettingu, që je ti i pari dhe i vetmi që e lufton me të gjitha mënyrat e tua dhe vazhdon të bën çmos ta rrëzosh në Gjykatën Kushtetuese”, tha Rama.