Rama konfirmon largimin e 4 ministrave: Do angazhohen në fushatë

13.03.2017 07:02:10

Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë pas lajmeve që qarkulluan në lidhje me largimin e 4 ministrave të qeverisë së tij. Në komunikimin e tij javor, Rama konfirmoi shkarkimin e tyre. Sipas tij, këta zyrtarë të lartë të PS do të angazhohen në zgjedhje.

“24 orët e fundit kemi dëgjuar shumë teori konspirative. Shkarkimet nuk kanë lidhje me lidhje me çështje elektorale. S’ka lidhje as me muzikën që mbush çadrën bosh, e cila është një muzikë bosh.

Saimir Tahiri, kampioni ynë në policinë e Shtetit,  i cili e ktheu policinë në institucionin më të besuar. Duke vazhduar me Blendi Klosin, i cili përfundoi me sukses punët e nisura nga Erion Veliaj.

Më tej me Ilir Beqën, që u godit pa pushim nga opozita. Pa asnjë diskutim ministri ka bërë ndryshime që tre vite më parë nuk mund të mendoheshin. Bledi Çuçi dhe jo më pak i rëndësishmi, i cili përfundoi me sukses reformën territoriale”, deklaroi Rama.