Rama kujton Demaçin: Patriot dhe mjeshtër i madh i pendës

26.02.2019 11:43:50

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kujtuar veprimtarin e çështjes kombëtare Adem Demaçin në ditëlindjen e tij.

Rama e vlerësoi Demaçin patriot dhe mjeshtër të madh të pendës.

Në një postimi në Instagram, Rama ka shkruar se Demaçi pati një ndikim të jashtëzakonshëm në hedhjen e themeleve të shtetit të ri të Kosovës.

“Si një artikulues i kulluar dhe i fuqishëm i aspiratave për liri e pavarësi të shqiptarëve, ai pati një ndikim të jashtëzakonshëm në hedhjen e themeleve të shtetit të ri të Kosovës duke u pagëzuar për sakrificat e tij 30 vjeçare edhe si “Mandela i Kosovës”, ka shkruar Rama.