Rama në Vjenë me ftesë të homologut austriak

24.09.2016 10:43:56

Me ftesë të kancelarit austriak, Christian Kern, Kryeministri Edi Rama udhëton drejt Austrisë për të marrë pjesë në samitin e organizuar në Vjenë me temë “Migrimi përballë rrugës ballkanike”.

Në samit marrin pjesë edhe drejtues të vendeve të tjera të rajonit dhe përfaqësues të Bashkimit Europian, ku tematika kryesore është sfida e refugjatëve me të cilët po përballet Europa.

Gjatë qëndrimit në Vjenë, kryeministri do të zhvillojë një sërë takimesh.