Ramush Haradinaj: Heshtja e BE-së për idenë e Borell për ndryshimin e kufijve në Ballkan sjell konfuzion dhe pasiguri

11.05.2020 21:20:53

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se heshtja dhe toleranca e kryeqyteteve të BE-së për fleksibilitetin e idesë së ndryshimit të kufijve në Ballkan nga Borell shton konfuzion dhe pasiguri.

“Kurrë nuk do të ketë një marrëveshje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pa një kornizë të parimeve të saj”, ka shkruar Haradinaj në një postim në Tëitter.

Reagimi i Haradinajt vjen pasi përfaqësuesi i Politikës së Jashtme dhe Sigurisë i Bashkimit Evropian, Josep Borrel dhe zyra e tij e mandatuar për të ndërmjetësuar bisedimet e ardhshme në mes të Kosovës dhe Serbisë duket se nuk e përjashtojnë idenë e shkëmbimit të territoreve në rast të një marrëveshjeje eventuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë një interviste me gazetarë të mediave nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, Borell ka thënë se u takon dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë, të vendosin se për çfarë do të merren vesh. Sipas tij, nëse palët merren vesh, “BE nuk mund të jetë me katolik se papa”.

Ramush Haradinaj

@haradinajramush

EU capitals’ silence & tolerance on the flexibility of the idea of border change in by adds to confusion & uncertainty. There will never be a Final Agreement btw & without a frame of its principles.