Ramush Haradinaj kujton heronjtë Mustafa dhe Malaj: Ata gjetën përjetësinë, pak ditë...

Ramush Haradinaj kujton heronjtë Mustafa dhe Malaj: Ata gjetën përjetësinë, pak ditë para çlirimit të vendit dhe fitores së UÇK-së

06.06.2020 09:18:47

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 21 vjetorin e  rënies së heronjëve të Kosovës, Burim Mustafa dhe Shpend Malaj.

Në një postim të tij në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka shkruar se edhe pse vdekja i ndoqi pas, ata gjetën përjetësinë, pak ditë para çlirimit të vendit dhe fitores së UÇK-së.

“Sot është njëzet e një vjetori i rënies së Heronjve të Kosovës Burim Mustafaj dhe Shpend Malaj. I kujtojmë me dhembje e krenari, Shpendin që theu kufirin me dhjetëra herë për të sjellur armët e lirisë. Burimin që udhëhoqi kreshnikët e pamposhtur në qindra aksione e beteja. Vdekja i ndoqi pas, në çdo hap, por ata gjetën përjetësinë, pak ditë para çlirimit të vendit dhe fitores së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Lavdi e përjetshme”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.