Raporti i lumturisë botërore nxjerr njerëzit në Kosovë më të lumturit në rajon, madje shumë larg të tjerëve (Tabela)

20.03.2019 14:59:15

Raporti i shtatë vjetor i lumturisë botërore ka nxjerrë një listë, të bazuar në hulumtimin e kryer ndërmjet 2016 dhe 2018, është botuar në Ditën Ndërkombëtare të Lumturisë.

Kështu, po sipas kësaj liste, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Finlanda, Danimarka dhe Norvegjia ishin vendet më të lumtura, ndërsa Sudani i Jugut e zëvendësoi Burundin si më pak të lumtur.

Dita Ndërkombëtare e Lumturisë filloi në vitin 2012 kur të gjitha vendet e Kombeve të Bashkuara ranë dakord të krijonin një punim zyrtar vjetor në kalendar.

Siç thuhet tutje, lista është botuar sheh se të anketuarit e sondazhit e vendosin statusin e jetës së tyre në një shkallë që varion nga 0 në 10.

Kombet në fund të renditjes zakonisht preken nga një kombinim i streseve ekonomike, politike dhe sociale.

Në këtë drejtim, është bërë e ditur se Top 10 i listës i prijnë Islanda, Holanda, Zvicra, Suedia, Zelanda e Re, Kanadaja dhe Austria, ndërsa Australia ishte në vendin e 11-të, Gjermania në vendin e 17-të, dhe SHBA-ja në vendin e 19-të.

Ndërsa sa i përket vendeve të rajonit, sipas raportit, përcjell Telegrafi, njerëzit që jetojnë në Kosovë (në vendin e 46-të) rezultojnë të jenë më të lumtur sesa ata në Shqipëri (në vendin e 107-të).

Veç këtyre, njerëzit që jetojnë në Serbi janë në vendin e 70-të; ata në Mal të Zi në vendin e 73-të; Kroaci në vendin e 75-të; Bosnje e Hercegovinë në vendin e 78-të, si dhe ata në Maqedoni në vendin e 84-të.

Megjithatë, ekspertët kanë thënë se njerëzit gjithashtu mund të ndikojnë në lumturinë e tyre. Këtë gjë, sipas tyre, ata mund ta bëjnë, ndër tjerash edhe duke fjetur mirë dhe më shumë, medituar, kaluar më shumë kohë me familjen dhe miqtë, si dhe duke përdorur më pak rrjetet sociale, përkatësisht duke pasur më shumë kontakte reale me njëri-tjetrin.